“ Fake News ” sfida më e madhe e shekullit 21

“ Fake News ” sfida më e madhe e shekullit 21

Lajmet e shpërndara me qëllim të klikueshmërisë kanë bërë që “ Fake News ” të jenë sfida më e madhe e shekullit 21. Ato në shikim të parë mund të duken të vërteta, por në fakt shpesh herë nuk janë. Lajm i rremë (fake news) është lajmi, historia apo mashtrimi i qëllimshëm për keqinformimin ose mashtrimin e lexuesve.

Sipas Martina Çapman (eksperte e edukimit mediatik), ekzistojnë 3 elementë për lajmet false: mosbesimi, keqinformimi dhe manipulimi.

“Më e zakonshmja është se asnjëri nga njerëzit nuk e merr informatën në mënyrën e njëjtë, dhe për këtë arsyje gazetarët duhet të gjejnë një mënyrë dhe gjuhë që t’i përshtaten sa më mirë masës, ndërsa ajo më pak e zakonshmja është se njerëzit mbështetën gjithashtu në informacione sekondare që nuk vijnë nga ndonjë burim i jashtëm dhe që ofron një nga mjetet më të fuqishme që ne posedojmë për trajtimin e vetë përmbytjes. Ky burim është informacioni social ose thënë më mirë atë që ne mendojmë se njerëzit po e mendojnë.”, është shprehur Tom Chatfield në një shkrim personal në BBC news.

Një faktor tjetër që ka ndikuar në përhapjen e fake news është edhe zhvillimi i teknologjisë, tani më secila gazetë apo secili television posedon portalin e tij dhe kjo ka bërë njëkohësisht lehtësim në marrjen e informatës mirëpo edhe në krijimin e shumë tregimeve apo ngjarjesh të cilat krijohen për të ndikuar në pikëpamjet e njerëzve, për të nxitur një axhendë politike, ose për të krijuar konfuzion.

Interneti ka bërë të mundur që të dëgjohen shumë zëra të cilët nuk kanë mundur të dëgjohen më parë, e tani kjo gjë ndodhë përmes disa telave që kontrollojnë atë që do të shpërndahet. Fillimisht, kur njerëzit panë perspektivën e këtij zhvillimi, shumë nga ata ishin të ngazëllyer për këtë lloj zbulimi. Tani po shohim që disa nga ata njerëz thonë se ka gjëra që nuk na pëlqejnë dhe ekziston një shqetësimi i madh se si t”i kontrollojmë shpërndarjen e ngjarjeve që duket se nuk janë të vërteta“, u shpreh Paul Resnick, profesor i informacionit në Universitetin e Miçiganit.

Një rast shumë i përfolur është kur vet profesori Resnick dhe epiki i tij gjetën një gabim që u shfaq në një draft të rrjedhshëm të një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetit, e cila deklaroi se shumë njerëz në Greqi që kishin HIV kishin infektuar veten e tyre në një përpjekje për të marrë përfitime të mirëqenies shëndetsore, duke marr kështu një numër të madh klikimesh.

Njerëzit e shikojnë lajmin qoftë ai i pa vërtet apo thashethem, ata prapë do e klikojnë atë, duke mos pasur dijeni të mjaftueshme për të, për këtë arsyje është marr edhe një iniciativë nga profesorët e Fakultetit të Filologjisë, degës së Gazetarisë, që lënda edukim medial të futet në shkollimin e mesëm në të gjitha shkollat e Kosovës, ku edhe kanë filluar trajnimet në disa nga shkolla e Kosovës, kjo inciativë është mbështetur edhe nga SBASHK-u.

Kjo do të vlejë edhe si një lloj vetëdijsimi i moshave më të reja duke e luftuar kështu lajmin e rremë./21Media