A nuk do duhej të merrnin pjesë vetëm vendet evropiane?

A nuk do duhej të merrnin pjesë vetëm vendet evropiane?

Konkursi i Këngës në Eurovizion ka marrë këtë emër duke përfaqësuar vendet evropiane.

Vendet nga e gjithë Evropa caktojnë një individ ose grup çdo vit për të konkurruar në emër të tyre.

Edhe pse Kosova gjeografikisht është në kontinentin e Evropës nuk merr pjesë në Festivalin e Këngës “Eurovision”, ndërkohë që marrin pjesë vendet jashtë saj, e njëra prej tyre në edicionin e sivjetëm doli fituese, shkruan rtv21.tv.

Pra, nëse është kështu, atëherë pse duhet të marrin pjesë Australia dhe Izraeli?

Nëse po thoni “Nuk mbaj mend që kjo ndodh çdo vit”. Je i/e saktë!

Ka një arsye pse Australia nganjëherë merr pjesë…

Australia konkuroi së pari në konkursin e këngës në Eurovizion në vitin 2015, kur u mbajt në Vjenë të Austrisë. Kjo ishte për të shënuar 60 vjetorin e shfaqjes.

Në vitin 2015 Australia konkurroi me këngëtarin Guy Sebastian që përfaqësonte vendin, që nga ai vit Australia merr pjesë në Eurovision.

Gjithashtu, Izraeli është pjesë e Eurovisionit ani pse nuk është në Evropë. Sivjet Izraeli triumfoi duke e marrë vendin e parë, me këngën “Toy” të interpretuar nga këngëtarja Netta Barzilai.

Pjesëmarrja e Izraelit është lejuar për shkak se Autoriteti i Transmetimit të Izraelit është anëtar i organit drejtues të Eurovizionit./21Media