Kjo gjë ndodh rrallë dhe jo te të gjithë

Kjo gjë ndodh rrallë dhe jo te të gjithë

Shumë njerëz përjetojnë rrënqethje mishi kur dëgjojnë muzikë dhe më në fund është zbuluar arsyeja.

Matthew Sachs nga Universtiteti i Kalifornia ka studiuar rastin dhe ka shpjeguar: “Lidhja e trurit me muzikës pasqyron reagimet e njerëzve ndaj saj.”

Sipas Oxford Academic, ai ka shtuar se njerëzit që kanë lidhje emocionale me muzikën arrijnë të përjetojnë ndjenja të tilla.

Studimi u krye në 20 studentë, ku 10 prej tyre pranuan se e përjetojnë dicka të tillë, ndërsa pjesa tjetër e mohoi. Prandaj kjo gjë ndodh rrallë dhe jo te të gjithë.