Nga 134 ligje sa kanë qenë në agjendë, vetëm 25 janë miratuar

Nga 134 ligje sa kanë qenë në agjendë, vetëm 25 janë miratuar

Për pesë muajt e parë të këtij viti Kuvendi i Kosovës ka mbajtur vetëm 11 seanca plenare. Mos mbajtja e rregullt e seancave plenare ka bërë që të grumbullohen më shumë se 60 pika të rendit të ditës, me ç ‘rast kanë mbetur pa u votuar që nga janari. Lidhur me joefektivitetin e Kuvendit, opozita po e akuzon kryeparlamentarin Veseli, ndërsa pozita kritikon për numër të madh të seancave brenda një jave./21Media