Jo rrallë herë macet i gjejmë nën tavolinë, në një kuti apo në vende tjera

Jo rrallë herë macet i gjejmë nën tavolinë, në një kuti apo në vende tjera

Sjellja e maceve ka qenë gjithmonë një mister për specialistët dhe njerëzit që kanë kafshë shtëpiake. Njëri prej tyre është që ato tentojnë të fshihen në vende të paimagjinueshme si kuti të vogla, kabinete, çanta ushqimore, nën batanije krevati ose madje edhe në këpucët e pronarëve. Por ka shumë arsye për këtë tendencë të veçantë të tyre, përcjell rtv21.tv

Presidenti i Kolegjit Veterinar të Cádizit, Federico Vilaplana, tha për të përditshmen El Pais se kërkimi për vende të fshehura është pjesë e instinktit të maceve, pasi i bën ato të ndjehen më të sigurt brenda një hapësire të caktuar.

Vilaplana shpjegoi se macet përsërisin sjellje të egra si luanët apo tigrat, të cilët fshihen për kohë të gjatë para se të gjuajnë prenë e tyre në mjedisin natyror.

Eksperti vuri në dukje se këto kafshë shtëpiake preferojnë mjediset në lartësi, pasi që në to ndihen më të mbrojtur kundër rrezikut eventual. “Dhe ato ndjejnë një preferencë të veçantë për kutitë e kartonit. “, tha profesioni./21Media