Robi në Finlandë

Robi në Finlandë

Sot emisioni shumë i pëlqyer për dëgjuesit dhe shikuesit “Prite të gjelbrën”, filloi më ndryshe se ditëve të tjera.

Në orën 09:00 në RTV21 “mirëmëngjesi” nuk iu tha gazetari dhe moderatori i njohur, Robert Bojaj, por kolegu i tij Visar Kalludra.

Moderatori i emisionit “1 kafe prej shpisë”, Visar Kalludra sot ia “zuri” vendin Robit. Megjithatë rrjedha dhe interaktiviteti i emisionit vazhdoi njëjtë. Edhe Roberti ishte pjesë e “Prite të gjelbrën”, por kësaj radhe si dëgjues i radios nga qyteti Helsinki i Finlandës, shkruan rtv21.tv.

Robi e ka lëshuar karrigen e emisionit vetëm për disa ditë, pasi që ai është në pushime në Finlandë së bashku me gruan Getoarbën dhe vajzën e tij Eva Zoe-n.

Ndryshe emisioni “Prite të gjelbren” transmetohet nga e hëna deri të premten nga ora 09:00 – 11:00./21Media