Njerëzit kureshtar ta din arsyen

Njerëzit kureshtar ta din arsyen

Presidenti i kompanisë ajrore Vueling, Javier Sanchez-Prieto, gjatë një interviste rastësisht ka përmendur se aeroplanët nuk lejohen të fluturojnë mbi shtëpinë e yllit të Barcelonës, Leo Messi.

Prieto ishte duke e shpjeguar planin për ta zgjeruar aeroportin  El Prat të Barcelonës dhe rastësisht theksoi se arsyeja ishte: “Sepse aeroplanët nuk lejohen të fluturojnë mbi shtëpinë e Leo Messi, gjë që është diçka, që nuk ka ndodhur kudo tjetër në botë”.

Pas kësaj njerëzit u bënë kureshtar ta dinin arsyen se pse aeroplanët nuk lejohen të fluturojnë mbi shtëpinë e Messit. Siç pritej, përgjigjja ishte e shpejtë, aq e shpejtë se që Messi nuk kishte nevojë të fliste.

Kapiteni i Barcelonës jeton në komunën e Gavas, rreth 25 km larg Barcelonës dhe brenda Parque Natural del Garraf, një zonë e mbrojtur nga legjislacioni spanjoll mjedisor dhe që përmban florën dhe faunën e rrezikuar.

Aeroplanët që mbërrijnë dhe largohen nga El Prat duhet të bëjnë një shmangie të vogël në Mesdhe për të anashkaluar zonën. /21Media