Pse ndodh dridhja e çuditshme e syrit?

Ndodh jo rrallë të ndjejmë që qepallat e syrit të na dridhen. Është një lloj pulitje që mund të zgjasë gjatë gjithë ditës, por nëse i keni treguar mamit/gjyshes për këtë si përgjigje me siguri keni marrë atë që marrim të gjithë:  “Mos i trego njeriu sepse syri gjithë botën shikon por askujt nuk i tregon.”

Përtej çfarë tregon dridhja e syrit dhe pse shkaktohet?
Dridhja e qepallës ose siç njihet në gjuhë shkencore, myokymia, ndodh kur muskujt dhe nervat rreth syrit simulohen. Lodhja dhe pagjumësia janë dy nga shkaktarët, prandaj sigurohuni që të bëni gjumë të mirë. Protagonistë të këtij problemi, përpos dëmeve të tjera që shkaktojnë, janë edhe alkooli, duhani apo kafeina.
Në fund, por jo më pak i rëndësishëm është stresi. Çdo situatë stresuese,pozitive apo negative qoftë ajo, shkakton tik-e nervore.
Back to top button