"Gjysma janë të rehatuar për shkak se janë në sistemin publik dhe ajo gjysma tjetër janë të frikësuar dhe të pa motivuar”

“Gjysma janë të rehatuar për shkak se janë në sistemin publik dhe ajo gjysma tjetër janë të frikësuar dhe të pa motivuar”

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës organizoi sot në Prishtinë një protestë në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Ata kërkuan kushte më të mira në vendin e punës, rritjen e pagës minimale dhe sigurime shëndetësore për punëtorët.

E ftuar në emisionin debatues të RTV21, Besa Luzha nga “Friedrich Ebert Stiftung”, ka thënë se si të pritet një protestë e fuqishme, ‘kur gjysma janë të rehatuar për shkak se janë në sektorin publik dhe ajo gjysma tjetër janë të frikësuar dhe të pa motivuar’.

“Në këtë situatë kur ke një armatë të papunë, komplet sektorin privat të pa organizuar, një sektor publik që ashtu kështu janë ose me nepotizëm ose me një sistem partiak dhe si po pret me pas një mobilizim e me pas një protestë të fuqishme. Gjysma janë të rehatuar sepse janë në një farë mënyre në sistemin publik dhe ajo gjysma tjetër janë të frikësuar dhe të pa motivuar”, ka thënë Besa Luzha./21Media