Pse nuk po bëhet publike një kontratë mes UÇK-së dhe Turqisë për shërimin e ushtarëve?

Sipas Gashit këtu ka lindur dyshimi për trafikim organesh

Avokati Tomë Gashi në emisionin “Click” në RTV21 ku u diskutua për ftesat për Specialen, ka thënë se nuk është përmendur kurrë prej udhëheqësve të lartë të UÇK-së se a ka ekzistuar një kontratë mes një apo më shumë spitaleve turke për shërimin e ushtarëve të UÇK-së gjatë luftës.

Gashi tregoi se pikërisht këtu ka lindur dyshimi për trafikim organesh.

“Është një kontratë që askush nuk po e bën publike, askush nuk po thotë as po as jo, por shënimet janë. Pse na nuk mujtëm me mbrojt, se nëse kanë përfundu në spitalet turke me qëllime të mira, kontrata ka qenë për shërimin pa pagesë të ushtarëve të UÇK-së të lënduar në luftë, por pse na nuk i kërkuam ata ushtarë dhe të tjerë civil, me thonë na i dërguam në Turqi, por a u kthyen të gjallë a të vdekur,  ku janë varret e tyre sepse janë përmendur mbi 400 persona në raportin e Dick Martyn”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se nëse eventualisht dikush ka bërë gjëra të tilla në spitalet turke, përgjegjësinë nuk e ka UÇK-ja, nuk e kanë shqiptarët.

“Janë përzier ushtarë të lënduar të UÇK-së që kanë pasur mundësi të shkojnë pa u ditë se kush është çfarë është, por edhe janë paraqitur si ushtarë, do të thotë edhe pjesë të civilëve që supozohet sipas raportit të Dick Martyn persona të caktuar janë marrë pas luftë, pas 12 qershorit 99 dhe janë dërguar në Shqipëri dhe që ata kurrë nuk janë kthyer”, ka thënë Gashi./21Media

Back to top button