I ftuar në emisionin “Argument Plus” ishte shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti

I ftuar në emisionin “Argument Plus” ishte shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti

Ditëve të fundit nëpër kuvendet zgjedhore të degëve të LDK-së ka pasur disa incidente, ku ka ardhur edhe deri tek rrahja.

I fundit ndodhi në Mitrovicë, ku thuhej se edhe Hoti ishte i pranishëm. Këtë gjë e pohoi edhe Hoti, mirëpo deklaroi se është larguar nga aty para se të fillonin grindjet, shkruan rtv21.tv.

Për arsyen e këtyre incidenteve Hoti deklaroi se ka disa aktivistë që po shprehin një sjellje që është jo tipike për LDK-në.

Ai përmendi edhe kuvendin e vitit 2006 i cili ende ka mbetur në kujtesën e LDK-së mirëpo që është tejkaluar, mirëpo tash sipas tij ka disa aktivistë që sjelljet e tyre nuk janë në përputhje me kulturën politike që ka Lidhja Demokratike e Kosovës./21Media