Mungesa rrymës po vonon  zëvendësimin e flamurit kombëtar

Mungesa rrymës po vonon  zëvendësimin e flamurit kombëtar

Për shkak se në shtizën ku gjendet flamuri kombëtar shqiptar nuk ka rrymë, punëtorët nuk po arrijnë ta ulin atë dhe ta zëvendësojnë me flamurin e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes, te “Rrethi i Flamurit” janë parë edhe inspektorë të Komunës së Prishtinës, raporton Kallxo.com

Ditë më parë, kryetari i kryeqytetit Shpend Ahmeti tha se sipas Ligjit kryeministri mund ta mënjanojë flamurin kombëtar në rastet e festave, siç është edhe përvjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Rreth orës 20:00 te “Rrethi i Flamurit” kanë ardhur ekipet e KEDS-it për ta rregulluar problemin me rrymë në shtizën e flamurit.