Pse shkaktohet djersitja e tepërt, si trajtohet, tregon dermatologu Rexhep Morina

2 min read

“Djersitja është një prej mënyrave të eleminimit të lëngjeve të tepërta nga organizmi, me ç’rast luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e temperaturës se trupit dhe lirimit të toksinave dhe lëndëve tjera të dëmshme nga trupi.”, kështu ka deklaruar për rtv21.tv dermatologu Rexhep Morina, i cili ka informuar se djersitja si funksion i rëndësishëm për organizmin e njeriut realizohet nga gjëndrat e djersës, që gjenden në lëkurë.

Djersitja e tepërt, shenjë që diçka nuk po shkon mirë në trupin tënd | SPEKTRUM

Përveç djersitjes fiziologjike për të ruajtur ekuilibrin termik të organizmit, Morina ka treguar se mund të ndodhë edhe djersitja e tepërt ose e shtuar, e cila në gjuhën mjekësore quhet: Hiperhidrozë.

Dermatologu Morina ka potencuar se djersitja e tepërt apo hiperhidroza mund të jetë me predispozitë të lindur, por edhe si shkak i ndonjë prej çrregullimeve në shëndetin e njeriut si: çrregullimet endokrine (gjëndres tiroide), sëmundjes së sheqerit e deri te sëmundjet malinje.

NetDoktori | Djersitja e tepërt i paralajmëron këto sëmundje

“Hiperhidroza njihet si Hiperhidrozë parësore dhe dytësore, si dhe e gjeneralizuar (e tërë trupit) dhe e kufizuar.”, ka bërë të ditur ai.

Sipas dermatologut, hiperhidroza parësore zakonisht është e kufizuar dhe haset në sqetulla, pëllëmbat e duarve ose të këmbëve dhe fytyrë, ndërsa, hiperhidroza dytësore mund të jetë e lokalizuar dhe e përgjithshme, që prek tërë trupin.

Sekreti natyral për ta ndaluar djersitjen e tepërt - Sinjali

“Hiperhidroza dytësore mund të paraqitet si rezultat i përgjigjes fiziologjike ndaj nxehtësisë, aktivitetit fizik, medikamenteve, si dhe këtyre gjendjeve shëndetësore: çrregullimeve endokrine (tiroides), diabetit, infeksioneve akute dhe kronike, sëmundjeve malinje, insuficiences respiratore, çrregullimeve neurologjike dhe psikologjike si dhe varësisë nga alkooli dhe droga.”, ka bërë të ditur ai.

Dermatologu Rexhep Morina gjatë intervistës për rtv21.tv ka treguar se si trajtohet djersitja e tepërt.

“Trajtimi i Hiperhidrozës mund të jetë lokal (antiperspirantet, botoxi etj), medikamente orale, intervenime kirurgjikale dhe jokirurgjikale, varësisht prej lokalizimit dhe shkaktarëve të hiperhidrozës.”, ka shtuar Dr. Morina./21Media

Katër mënyra se si të parandaloni djersitjen e tepërt të kokës dhe flokëve – Beyoutiful Magazine