Gurëthyesit degradojnë ambientin, komuna mbështet reagimin e qytetarëve

Gurëthyesit degradojnë ambientin, komuna mbështet reagimin e qytetarëve

Banorët e fshatit Gadime të Komunës së Lipjanit me një peticion me mbi 400 nënshkrime po kundërshtojnë dhënien e pronave komunale në shfrytëzim për gurthyesit. Sipas banorëve komuna e Lipjanit po insiston në dhënien e dhjetëra hektarëve në shfrytëzim për kompanitë që merren me gurthyes. Banorët janë ankuar se gurthyesit në këtë zonë po e degradojnë ambientin dhe njëkohësisht po ua dëmtojnë rrugët e fshatrave me makineri të rëndë, andaj dhënia e pronave komunale në shfrytëzim duhet të ndërpritet.(Teksti- Bahtir CAKOLLI, kamera- Sahit TROSHUPA)./21Media