"E pash që ata nuk kishin një vullnet të madh përveç shprehjeve deklarative

“E pash që ata nuk kishin një vullnet të madh përveç shprehjeve deklarative

Avokati, Tomë Gashi sot në emisionin debatues “Click” në RTV21 ka treguar arsyen se pse ishte larguar nga Qeveria e Hashim Thaçit.

“Kam qenë këshilltar politik për çështje juridike të tash kryetarit të Shtetit, Hashim Thaçi në atë kohë ka qenë kryeministër i Kosovës. Ambiciet më të mëdha kanë qenë atëhere sepse kam ditë më pak për politikan të niveleve të tilla dhe kam menduar që ata ia duan të mirën Kosovës më shumë sesa që në të vërtetë ma vonë e kam parë që nuk ka qenë ashtu fare”, ka thënë Tomë Gashi.

Gashi ka thënë Hashim Thaçi ka pasur mundësi që të bëjë ndryshime shumë më të mëdha në Kosovë, por këto nuk janë bërë.

“Së paku unë kur e kam parë pas katër viteve që definitivisht kisha qenë pak ma në ëndrra dhe e pash që ata nuk kishin një vullnet të madh përveç shprehjeve deklarative për ta ndryshuar Kosovën për të mirë dhe sipas meje qëllimi kryesor i tyre ka qenë dhe ka mbetë ende që të mbesin në politik. Unë e di që Hashim Thaçi ka pasur mundësi që të bëjë ndryshime shumë më të mëdha në Kosovë, por këto nuk janë bërë dhe shkallë-shkallë, unë por edhe shumica e tjerëve jemi tërhequr”, ka thënë Gashi./21Media