Michelle Pfeiffer shpjegon zhdukjen nga skena për katër vjet

Michelle Pfeiffer shpjegon zhdukjen nga skena për katër vjet

Ajo është një damë e adhuruar e Hollywood-it, por pavarësisht kësaj Michelle Pfeiffer nuk e ka dert nëse zhduket plotësisht nga skena.

Pfeiffer në vitin 2013 xhiroi filmin “Malaviat”, pak kohë pas të cilit u tërhoq nga Hollywoodi.

Tash erdhi momenti që ajo të rikthehet. Deri në fund të vitit do të dalin edhe dy filma të saj. “Interesimi im për aktrimin nuk është zhdukur në mënyrë misterioze, por me vetëdije kam ulur temponë, pasi kam dashur të kaloj më shumë kohë me fëmijët. Gjatë këtyre katër vjetëve sa nuk isha në skenë, askush nuk më ofroi role për film. Nuk e di, është e mundshme që asnjë regjisor nuk ka dashur të më punësoj, pasi isha tepër përzgjedhëse”, ka zbuluar aktorja.

Pfeiffer në botën e filmit ka hyrë pasi fitoi në zgjedhjen për Miss Orange County. Megjithatë, ajo ka probleme me vetëbesim. Thotë se është e vetëdijshme se nuk është edukuar që të bëhet aktore.

“Pandërprerë jam në frikë se njerëzit një ditë do ta kuptojnë se jam mashtruar nga aktrimi”, ka deklaruar Pfeiffer.