Klubi francez ka fituar garën me gjigantët e tjerë evropian

Klubi francez ka fituar garën me gjigantët e tjerë evropian

Paris Saint-Germain ka vendosur t’i bëjë përsëri një befasi të pakëndshme Barcelonës, duke arritur shërbimet e Frenkie De Jong.

Mesfushori i Ajaxit është një nga talentët më të mëdhenj të futbollit evropian dhe për të interesohen shumë klube. Por, mbi të gjitha janë, Barcelona dhe Manchester City, por garën për transferimin e tij raportohet që e ka fituar PSG.

Sipas gazetës holandeze “De Telegraaf”, francezët kanë arritur marrëveshje me Ajaxin dhe 21-vjeçari do të transferohet në kryeqytetin francez në verë.

Për kartonin e tij do të paguhen 75 milionë euro dhe ai do të zëvendësojë, Adrien Rabiot. Ky i fundit nuk ka rinovuar akoma kontratën me PSG dhe as që ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.