PSG rrëmben kreun e grupit A

PSG rrëmben kreun e grupit A

Sot është zhvilluar ndeshja e xhiros së shtatë, në kuadër të Ligës së Kampionëve në Hendboll, ndërmjet Flensburg dhe PSG. Ekipi francez arriti fitoren e dytë radhazi pasi mposhti Flensburg-in, me rezultat 30-29.

Golashënuesit më i mire për PSG-në ishin Nikola Karabatic dhe Mikkel Hansen, me nga gjashtë gola secili. Po ashtu nga gjashtë golashënuan edhe dy lojtarët e vendasve, Magnus Abelvik Rod dhe Marius Steinhauser.

Pas kësaj fitoreje PSG rrëmben kreun e grupit A, me dymbëdhjetë pikë, dy më shumë se vendi i dytë Barcelona. Por, PSG ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. Ndërsa, Flensburg gjendet në vendin e pestë me shtatë pikë./21Media