Francezët fitojnë ndaj sllovenëve

Francezët fitojnë ndaj sllovenëve

Në kuadër të Ligës së Kampionëve në Hendboll, në konkurrencën e meshkujve është zhvilluar ndeshja mes skuadrës sllovene RK Celje Pivovarna Lasko dhe asaj franceze, Paris Saint-Germain HB ku fitues i kësaj ndeshje ka dalë PSG-ja më me rezultat 26-31.

PSG qysh nga fillimi i ndeshjes kishte epërsinë dhe e qarkullonte topin për mrekulli gjatë ndeshjes. Pjesa e parë e ndeshje kishte përfunduar në të mirë të PSG-së me rezultat 11-17.

Edhe në pjesën e dytë francezët arritën ta mbajnë epërsinë dhe në fund fituan më rezultat 26-31.

Kujtojmë se ndeshja u transmetua në RTV21 PLUS. /21Media