Cavani është drejt largimit nga Paris Saint German

Cavani është drejt largimit nga Paris Saint German

​Futbollisti uruguaian, pas ardhjes së Mauro Icardit në Francë ka pasur pak hapësira dhe situata paraqitet e ndërlikuar në Paris.

Futbollisti ka arritur prej kohësh një marrëveshje me klubin spanjoll të Atletico Madrid,  por ende nuk ka një të tillë mes PSG dhe skuadrës nga Primera Divizion.

Sipas Leonardos, drejtorit sportiv të PSG, oferta e “rojiblancos” prej rreth 10 milionë eurosh nuk është e mjaftueshme për lamtumirën.

“Ne kemi thënë gjithmonë të njëjtat gjëra për Cavanin. Shpresuam që të qëndronte, por tani na ka kërkuar largimin. Ne jemi duke e studiuar situatën. Morëm një ofertë nga Atletico Madrid, por nuk është e drejtë për vlerën e lojtarit”, tha Leonardo.

“Ne kurrë nuk vendosëm një çmim për largimin e tij. Të gjithë flasin për këtë, por dëshira e secilit ka rëndësi në kësi rastesh. Ne duhet të jemi të qartë, lojtari dëshiron të largohet. Zëvendësuesi? Kemi Draxler dhe shumë lojtarë, që mund të bëjnë “9” te PSG. Nuk preokupohemi në këtë drejtim”, theksoi Leonardo.