PSG 37:27 Aalborg

PSG 37:27 Aalborg

Sot është luajtur ndeshja e xhiros së gjashtë, ndërmjet PSG-së dhe Aalborg, në kuadër të Ligës së Kampionëve në Hendboll.

PSG i rikthehet fitores pasi xhiron e kaluar kishte pësuar humbje nga FC Barcelona. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 18:11. Edhe pjesën e dytë e fitoi PSG, rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 37:24.

Golashënuesi më i mirë për ekipin francez ishte Mikkel Hansen me gjashtë gola. Ndërsa, golashënuesi më i mirë për Aalborg ishte Benjamin Jakobsen me pesë gola.

Pas kësaj ndeshje, PSG gjendet në vendin e dytë në grupin A, kurse Aalborg gjendet në vendin e tretë./21Media