Fillojnë bisedimet për transferim

Fillojnë bisedimet për transferim

Paris Saint-Germaini do të kërkojë 10 milionë euro nga Atletico Madridi nëse klubi spanjoll dëshiron ta transferojë Edinson Cavanin në afatin kalimtar të janarit.

Kontrata e sulmuesit uruguaian në Parc des Princes skadon në verën që vjen, mirëpo ai është lidhur me një largim drejt klubit spanjoll.

Dy klubet tashmë kanë filluar bisedimet lidhur me këtë transferim, ndërsa Le Parisien e ka bërë publike shumën që kërkon PSG.

32-vjeçari ka bërë 11 paraqitje për klubin francez këtë sezon duke shënuar tre gola. Mirëpo, ky sezon është shoqëruar me lëndime të shumta. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar Atleticon që t’i kërkojë shërbimet e tij.