Kampionët e Francës kanë të lënduar disa nga lojtarët kyç të ekipit

Loading...

Kampionët e Francës kanë të lënduar disa nga lojtarët kyç të ekipit

Paris Saint-Germain shpreson që ky të jetë viti i duhur për të arritur ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

Por, lëndimet e lojtarëve kryesorë në këtë fazë të ngjeshur të sezonit, ia vështirësojnë shumë punët trajnerit Thomas Tuchel.

Pas Neymar i cili është konfirmuar se nuk do të luajë për afro tre muaj, tani kanë ardhur lajmet se as Edinson Cavani e Thomas Meunier nuk do të luajnë ndaj United në ndeshjen e nesërme që do zhvillohet në Old Trafford.

Në dyshim për këtë takim është edhe Marco Verratti i cili ka qenë i lënduar tash e sa kohë.

Edhe alternativat e Tuchel për t’i zëvendësuar këta lojtarë janë shumë të pakta, sidomos në sulm ku Kylian Mbappe ka mbetur i vetëm.