PSG dhe Veszprém me rezultat 29:24

PSG dhe Veszprém me rezultat 29:24

Në kuadër të Ligës së Kampionëve në hendboll, në konkurrencën e meshkujve sonte u zhvillua ndeshja ndërmjet skuadrës Veszprém dhe PSG. Ndeshja përfundoi me fitoren e ekipit PSG .

Ndonëse në fillim të lojës Veszprém dominuan prapë së prapë PSG barazuan në fund të pjesës së parë, për të kaluar në epërsi gjatë gjithë pjesës së dytë. PSG shënoi fitore me rezultat 29 për PSG dhe 24 Veszprém.

Përballja ndërmjet Veszprém dhe PSG është pjesë e rrethit të 8-të të Ligës së Kampionëve.

RTV 21 mbanë të drejtën ekskluzive në Kosovë për transmetimin e ndeshjeve të EHF Champions. Ndeshjet transmetohen në 21 Plus./21Media