PSG 4:1 Nice

PSG 4:1 Nice

PSG arriti ta mposhtë Nice me rezultat të thellë 4:1.

Di Maria shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 15-të, pas asistimit nga Icardi. Vetëm pas gjashtë minutave Di Maria shënoi përsëri për të dyfishuar rezultatin. Pjesa e parë përfundoi 2:0 në favor të PSG.

Në pjesën e dytë ishte Nice që shënoi e para, për ta ngushtuar rezultatin, në 2 me 1. Por, Mbappe dhe Icardi, me nga një gol secili, i shuan shpresat e Nice për të marrë qoftë edhe një pikë.

PSG gjendet në vendin e parë me 24 pikë, ndërsa Nice gjendet në vendin e 9-të me 13-të pikë./21Media