PSG luan kundër Brest

PSG luan kundër Brest

Kylian Mbappe nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Paris Saint-Germain, për ndeshjen e së shtunës kundër Brest.

Trajneri i PSG, Tuchel ka vendosur ta pushoj francezin pasi ai mund të ketë pësuar një lëndim, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Club Brugge.

Sulmuesi mund të jetë në dyshim edhe për ndeshjet e Francës kundër Moldavisë dhe Shqipërisë, në kuadër të Euro 2020.

Edhe Icardi pësoi një lëndim në ndeshjen e Ligës së kampionëve, megjithatë ai është përfshirë në skuadër.

Nesër PSG do të përballet me Brest, duke filluar nga ora 17:30./21Media