Eriksen mund të jetë lojtari që do ta zëvendësojë Neymarin te PSG

Eriksen mund të jetë lojtari që do ta zëvendësojë Neymarin te PSG

Paris Saint-Germain është gati të bëjë një ofertë për mesfushorin e Tottenham, Christian Eriksen si zëvendësuesi i mundshëm për Neymar.

Mesfushori danez është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe ai ka pranuar që është gati për një sfidë të re, transmeton rtv21.tv.

Afati kalimtar i verës mbyllet me 2 shtator dhe PSG mund të mundohet të transferojnë Eriksen para se të mbyllet ky afat, raportojnë mediat franceze.

Trajneri i Spurs, Mauricio Pochettino e ka pranuar që Eriksen mund të jetë drejtë largimit.

Këtë sezonë mesfushori ka startuar vetëm një ndeshje nga tri sa janë luajtur gjithsej./21Media