Këtë sezon Neymar ka shënuar katër gola

Këtë sezon Neymar ka shënuar katër gola

Paris Saint-Germain është duke përgatitur një kontratë të re për Neymar dhe po shpreson që ylli brazilian do të qëndroj në klub edhe për disa vite.

Kontrata e tanishme e 27 vjeçarit përfundon në vitin 2022, por sipas mediave franceze, PSG po kërkon t’ia vazhdojë kontratën edhe për dy vite.

Ylli i PSG-së, gjatë afatit veror ka qenë i kërkuar nga Real Madridi dhe ish-klubi Barcelona, por transferimi i tij ka dështuar.

Sjellja e lojtarit gjatë këtij sezoni, ka bërë që PSG ta përgatitë kontratën e re, duke dashur ta mbajë lojtarin deri në vitin 2024.

Këtë sezon Neymar ka shënuar katër gola, në pesë ndeshje që ka luajtur, në kuadër të Ligës franceze./21Media