PSG-ja tregoi forcat përballë Veszprém-it

PSG-ja tregoi forcat përballë Veszprém-it

Në kuadër të Ligës së Kampionëve të Evropës në hendboll sonte në konkurrencën e meshkujve u zhvillua ndeshja ndërmjet skuadrës Paris- Saint Germain dhe Telekom Veszprém HC, të cilën arriti ta fitojë skuadra e PSG-së me 5 pikë më shumë se ajo e Veszprém-it.

Në pjesën e parë të takimit dukshëm më e mirë u tregua skuadra e PSG-së,  e cila arriti të triumfojë në pjesën e parë me rezultat 19-14 ndaj skuadrës së Veszprém-it.

Si në pjesën e parë, edhe në 30 minutshin e dytë, skuadra e PSG-së zhvilloi lojë më të mirë se sa ajo e Veszprém-it, me ç’rast arriti të triumfojë me rezultat 33-28, shkruan rtv21.tv

Ndeshja u transmetua drejtpërdrejt në kanalin RTV 21PLus./21Media