Skuadra franceze u tregua dukshëm më e fortë

Skuadra franceze u tregua dukshëm më e fortë

Në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në Hendboll sot u zhvillua ndeshja ndërmjet  skuadrës franceze, Paris Saint-Germain dhe asaj sllovene, RK Celje Pivovarna Lasko.

Në pjesën e parë të takimit skuadra e Paris Saint-Germain u tregua më e mirë, e cila e mundi skuadrën sllovene, RK Celje me rezultat 18-14.

Ashtu si në pjesën e parë të takimit, me të njëjtin ritëm skuadra franceze vazhdoi edhe në pjesën e dytë të ndeshjes, të cilën arriti ta fitojë përsëri ndaj skuadrës sllovene, me rezultat 32-27, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, ndeshja u transmetua live në RTV 21Plus./21Media