Parisienët kanë kërkuar klube në Spanjë, Portugali dhe Holandë, por në fund u fokusuan në Belgjikë

Parisienët kanë kërkuar klube në Spanjë, Portugali dhe Holandë, por në fund u fokusuan në Belgjikë

PSG me vite është duke menduar rreth blerjes së ekipit në të cilin do të dërgojë lojtarët në formë huazimi, gjë të cilën Chelsea dhe Manchester City janë duke e bërë që një kohë

Përzgjedhja e PSG-së ishte për klubin e ligës së parë belge c. Pas kalimit në afatin kalimtar, Nasser Al-Khelaifi dhe Antero Henrique pritet të udhëtojnë në Mouscron dhe të shohin nëse për këtë ka interesim në ekipin belg.

Rrëfimi është interesant, pasi që pas këtij klubi qëndron Pini Zahavi, njeriu i cili ka kryer punë të madhe në transferimin e Neymar në PSG.

Pini nuk është zyrtarisht në ekip, por djali i tij  Gil dhe nipi Adar janë 90 për qind pronarë të klubit.

Në fakt, Pini në vitin 2015 ka blerë ekipin për  8,5 milionë euro nga Lille dhe një vit më vonë ia shiti Gil dhe Adar.