Kështu mund ta reduktoni stresin

Kështu mund ta reduktoni stresin

Psikologët janë specialistë që ju ndihmojnë t’i zgjidhni problemet, ta kapërceni frikën, në mënyrë që të jeni të qetë dhe të shëndetshëm. Por, edhe ata sikurse ju shpeshherë përballen me stres.

Psikologët rekomandojnë disa metoda se si ta reduktoni stresin.

1.Kur jeni në stres, shkruani çka do që ju bie në mend

John Duffy, një psikolog klinik dhe një autor i librit për adoleshentë, thotë se për ta reduktuar stresin, ai shkruan.

“Unë shkruaj. Mendimet, situatat, lidhjet me njerëzit, idetë. Shkruaj dhe e strukturoj çdo gjë që më kujtohet. Ky proces kreativ më ndihmon shumë sepse i harroj problemet, mendja bëhet e kthjellët, tensioni ulet. Pas kësaj, mund t’i shoh gjërat nga një këndvështrim tjetër”, tha ai, transmeton rtv21.tv

2.Zgjidhni përbërësit e ushqimeve tuaja

Psikoterapistja, autorja dhe mësuesja Jeffrey Sumber, përdor këto metoda për ta reduktuar stresin:

“Kur jam në stres, preferoj të ha. Por, duhet të jetë ushqim i shëndetshëm, ose ushqim që nuk e kam përgatitur më herët. Kaloj shumë kohë në dyqan, duke zgjedhur përbërësit. Pastaj, i përgatis me kujdes, përgatis tavolinën dhe ushqehem ngadalë.”, tha ajo.

3.Shtrëngoni muskujt

Psikoterapisti amerikan, Kevin Chapman, praktikon metodën e relaksimit progresiv të muskujve, metodë që u bë e njohur që nga viti 1920. Kjo është e thjeshtë, duhet të shtrëngoni muskujt për 10 sekonda dhe pastaj të relaksoheni për 20 sekonda. Lidhur me këtë, ka 200 ushtrime për të gjitha grupet e muskujve. Por, mos harroni t’i kushtoni vëmendje çdo grupi të muskujve, përcjell rtv21.tv

4.Reago siç duhet ose mos reago fare

Psikologia Susan Krauss Whitbourne nuk e lufton stresin. Ajo ka një moto të veçantë që e përsërit vazhdimisht kur përballet me stresin. “Nuk mund ta ndryshojë situatën, por unë mund ta ndryshojë reagimin tim”, tha ajo.

Reagimi pozitiv në situata negative mund t’ju ndihmojë ta luftoni stresin.

5.Ndaloni rrjedhën e mendimeve

Psikologu Martin Seligman rekomandoi një metodë të lehtë dhe popullore për ta reduktuar stresin. Bashkoni duart dhe thoni “Mjaft! Do të mendojë rreth kësaj më vonë!”. Ju mund ta vendosni një zingjir në dorën tuaj ose ta shtrëngoni dorën kur ju filloni të mendoni rreth kësaj. Përdorni truqet e tilla për ta ndaluar rrjedhën e mendimeve dhe largoni mendimet për një kohë. Mundohuni ta përqendroni vëmendjen diku tjetër.

6.Shpenzoni kohë në hobitë tuaja dhe gjërat që ju pëlqejnë

Psikoterapistja Amy Przeworski thotë se duhet të gjeni kohë për gjërat që i doni. Lexo, pikturo, gatuaj, ushtro – gjithçka që të bënë të lumtur. Mos punoni, nuk keni përgjegjësi, mos mendoni negativisht, nuk duhet të merreni me gjëra që ju bëjnë të ndiheni keq.

7.Stimuloni nervat e juaja

Psikologia Toni Bernhard sygjeron një metodë të pazakontë, por efektive, e bazuar në psikologji. Shtypni buzët tuaja me gishtin tregues. Kjo lëvizje prek nervat e vendosura në sipërfaqen e buzëve që stimulon sistemin nervor parasimpatik dhe ju ndihmon të qetësoheni.

8.Përdorni metoda tjera klasike

Natyrisht, edhe këto metoda funksionojnë. Përshembull, Deborah Serani, një psikologe klinike dhe autore e librit “Living With Depression”, provon t’i dhuroj trupit të saj gjithçka që i nevojitet.

“Praktikoj gjithçka që prek ndjenjat e mija. Përshembull, ulem në veturë dhe dëgjoj muzikë jazz në radio, vizatoj, relaksohem.”, tha ajo.

Terapistja Joyce Marter përdor këtë metodë, nëse i kthjelloni mendimet tuaja, ju duhet të bëni diçka të dobishme. Përshembull, pastroni vendin e punës, pastroni enët dhe kështu. Rregulli kryesor është që ju duhet zhvendosni vëmendjen tuaj dhe të mos mendoni rreth asaj që po ju streson.

Psikologia Susan Newman mendon se nuk ka ndonjë mënyrë më të mirë për ta larguar stresin, sesa shoqëria. Ndërsa, doktoresha Stephanie Sarkis thotë se duhet të bëni joga, sport ose të pushoni dhe të flini./21Media