PTHP hedh poshtë lajmet për ikjen e shoferit të “Durmo Turs”

Prokuroria Themelore Publike thotë dje dha dëshmi para prokurorit

Prokuroria Themelore Publike Shkup, (PTHP) ka hedhur poshtë lajmet të cilat u plasuan gjatë ditës së djeshme, kinse shoferi i autobusit të rrokullisur në Llaskarcë, ka lëshuar shtëpinë e tij. Nga PTHP, për Tv21 thonë personi në fjalë është i qasshëm për Prokurorinë Publike Themelore.

“Gjatë ditës së djeshme ishte thirrur për të dhënë dëshminë e tij para prokurorit publik. Në Prokurorinë Themelore Publike- Shkup, në vazhdimësi po dëgjohen dëshmitarët, udhëtarët e autobusit dhe persona të tjerë të cilët mund të ndihmojnë në zbardhjen e gjendjes faktike. Në këtë fazë të procesit, vozitësi i autobusit nuk është person i dyshuar dhe për të nuk janë kërkuar masa mbrojtëse”, thonë nga PTHP, për Tv21.

Për rastin në fjalë përgjigje presim edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme./21Media

Back to top button