I ftuar në emisionin “Argument Plus” ishte ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka

I ftuar në emisionin “Argument Plus” ishte ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka

Ministri Lluka ka bërë të ditur se Telekomi i Kosovës shpenzon 28 milionë euro në vit për paga, e në vitet e fundit ka mbyllur vitin me rreth 15 milionë euro humbje, shkruan rtv21.tv.

Lluka ka shpjeguar se pagat mund të ulen në dy forma, ulje e përgjithshme për të gjithë sektorët, apo të rregullohet çështja e pozitave brenda Telekomit, pasi siç tha Lluka kanë ankesa nga sindikata se ka më shumë shefa sesa punëtorë.

Ministri deklaroi se pagat duhet të zvogëlohen duke filluar nga kryeshefi i Telekomit që merr 6 mijë euro pagë, e të bëhet një ulje mesatare prej 20%, që do të kursente rreth 6 milionë euro në vit, të cilat sipas Llukës do të mund të përdoreshin për investime të ndryshme./21Media