I ftuar në emisionin “Argument Plus” ishte ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka

I ftuar në emisionin “Argument Plus” ishte ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka

Lidhur me temën e Telekomit të Kosovës, dhe punëtorëve të shumtë, Lluka deklaroi se në vitin 2011 ky institucion ka pasur diku rreth 1.100 punëtorë. Sipas tij nga koha kur kanë filluar të bien të hyrat e Telekomit, ka filluar rritja e punëtorëve, duke u dyfishuar, shkruan rtv21.tv.

Lluka deklaron se një gjë e tillë nuk ndodhë në asnjë vend të botës, e për këtë dikush duhet të japë përgjegjësi se pse ka ndodhë ajo.

Lluka ka theksuar se përgjegjës kryesorë për këtë janë menaxhmenti i Telekomit, pasi ata kanë të drejtë të marrin çdo vendim si për punësimin ashtu edhe tjetër.

Nëse ka ekzistuar presioni politik mbi punësimet, Lluka deklaron se menaxhmenti është dashur të japë dorëheqje, e të mos qëndrojë i ndikuar politikisht./21Media