“Sunny Hill” këtë vit do të mbahet më  2, 3 dhe 4 gusht

“Sunny Hill” këtë vit do të mbahet më  2, 3 dhe 4 gusht

Edhe këtë vit në skenën e festivalit “Sunny Hill” do të mirëpriten emra të mëdhenj nga muzika shqiptare dhe ajo ndërkombëtare, në mesin e tyre edhe tre emra të njohur ndërkombëtarë: Miley Cyrus, Gashi dhe Calvin Harris.

“Sunny Hill” këtë vit do të mbahet më  2, 3 dhe 4 gusht në parkun e Gërmisë.

Në faqen e tyre zyrtare në Instagram “Sunny Hill” ka bërë të ditur se natën e parë sivjet do ta filloi me emrat si: Elvana Gjata, Njomza, Col3trane, Ilira, Yll Limani, Kejsi Tola, Xuxi, Bojken Lako, Art Lokaj, Zhagg, Tuti Turumtu, Miley Cyrus.

 

View this post on Instagram

 

DAY ONE MAIN STAGE SCHEDULE

A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival) on

Kurse, në natën e dytë në skenën e festivalit do të performojnë emart e njohur si: Ledri Vula, Gashi, Lumi B, PINT, Barny Fletcher, Kida, Buta, Nush, Gamblemania, DJ Flow dhe DJ PM me DJ Dagz.

 

View this post on Instagram

 

DAY TWO MAIN STAGE SCHEDULE

A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival) on

Në natën e fundit të festivalit,  para publikut kosovar do të dalin emrat e njohur të muzikë elektronike si: Generik, Meduza, Bondax, Mark dhe Kremont, Karma Kid, Klangkarussell, Rrrron, Kamu Aksell, Astrit Kurtaim, Tchako, Ampov dhe përmbyllja me super yllin Calvin Harris.

 

View this post on Instagram

 

DAY THREE MAIN STAGE SCHEDULE

A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival) on

Pjesë e këtij festivali do të jetë edhe Dua Lipa, e cila me anë të disa postimeve në rrjetet sociale është shprehur se ardhjen në Kosovë është duke e pritur me padaurim.

Ndryshe, “Sunny Hill Festival”, vitin e kaluar është mbajtur në parkun e Gërmisë, në Prishtinë me datat 10, 11 dhe 12 gusht. Festivali kishte karakter humanitar, 25 për qind e të hyrave neto nga festivali iu dhuruan organizatave kosovare që kujdesen për zhvillimin e fëmijëve kosovarë, posaçërisht atyre me nevoja të veçanta si dhe për aktivitete kulturore. Ky festival mblodhi emrat e mëdhenj botërorë në mesin e të cilëve ishte edhe Dua Lipa, Albert Stanaj, Gashi, Action Bronson etj./21Media