Votimi do të zgjasë deri më 5 tetor

Votimi do të zgjasë deri më 5 tetor

Ndonëse është veprim i ndaluar, fotografimi dhe publikimi i votave për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, kjo gjë është duke ndodhur tashmë.

Bashkatdhetarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, po publikojnë në rrjete sociale votën e tyre ndaj subjekteve të caktuara politike.

Një e tillë është shpërndarë së fundi në “Facebook”, ku një mërgimtar nga Zvicra ka publikuar fotografinë e fletëvotimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte marr vendim që të ndalohet fotografimi i votës në momentin e votimit.

Ndërsa sa i përket votimit jashtë Kosovës, KQZ kishte njoftuar se aplikacionet për votim përmes postës duhet të arrijnë në KQZ deri më 10 shtator 2019.

Votimi përmes postës ka filluar tashmë dhe do të zgjasë deri më 5 tetor./kallxo