Miriami e Albani po pushojnë në këtë vend

Miriami e Albani po pushojnë në këtë vend

Këngëtarja e njohur, Miram Cani dhe bashkëshorti i saj, këngëtari shumë i dashur për publikun, Alban Skënderaj janë në pritje të fëmijës së dytë.

Çifti i njohur i showbizit shqiptar krahas angazhimeve në punë kanë gjetur kohë që të freskohen. Albani dhe Miriami zgjodhën Turqinë për të pushuar së bashku me vajzën e tyre.

Për fansat e tyre të shumtë dyshja kanë publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram.

Çifti janë martuar zyrtarisht më 7 maj të këtij viti, por që lajmin për media e kanë bërë të ditur më 26 maj.

“Duamë” mban titullin bashkëpunimi i fundit i tyre. Në fund të Këtij videoklipi çfiti kanë vendosur ta shfaqin edhe një pjesë nga kurorëzimi i tyre.

Për tekstin e kësaj kënge është përkujdesur vet Albani, dhe i gjithë teksti është dedikm për dashurinë e madhe që ata e kanë për njëri-tjetrin.

Kënga është publikuar në muajin maj dhe është pëlqyer mjaft shumë nga publiku,  në kanalin YouTube numëron mbi 13 milionë klikime. /21Media