Në garë 20 këngë

Në garë 20 këngë

Janë publikuar në Youtube këngët me të cilat artistë artistët marrin pjesë në Festivalin e 58-të të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar.

Albërie Hadërgjonaj, Bojken Lako, Devis Xherahu, Eli Fara ft Stresi, Elvana Gjata, Era Rusi, Gena, Olta Boka, Renis Gjoka, Kamela Islamaj, Arilena Ara, Kanita, Kastro Zizo, Nadia ft Genc Tukiçi, Robert Berisha, Sara Bajraktari, Tiri Gjoci, Valon Shehu, Aldo, Wendi Mancaku, janë artistët pjesëmarrës të festivalit.

Në datat 19 dhe 20 dhjetor do të jenë dy netët e para të festivalit, ndërsa finalja do të mbahet më 22 dhjetor. Fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision./21Media