VV kërkon të merren masa ndaj Molliqajt

VV kërkon të merren masa ndaj Molliqajt

Më 11 shtator, pas debatit në një emision televiziv janë përleshur fizikisht kandidati për deputet i VV-së, Haki Abazi dhe kandidati për deputet i PSD-së, Dardan Molliqaj. Në media po qarkullojnë pamje nga momenti i sulmit. Menjëherë pas sulmit kishte reaguar i pari i VV-së, Albin Kurti, i cili kishte theksuar se banditët nuk e kanë vendin në debate televizive.

Ndërkohë që sot pas publikimit të pamjeve, VV-ja përmes një shkrimi në Facebook kërkoi nga policia e prokuroria të marrin masa tash që e vërteta doli në shesh. Sipas VV-së, prokuroria duhet të kërkojë arrestimin e Molliqajt.

“Pamjet e dala në një portal, tregojnë sulmin brutal ndaj kandidatit për deputet të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Haki Abazit, nga ana e kandidatit të AAK-së Dardan Molliqaj dhe truprojës së tij Fatos Sahitit. Ky sulm nga ana e dy personave, njëri prej të cilëve shihet duke vënë dorën në brez kërcënueshëm, vërteton atë që kemi thënë prej fillimit. Haki Abazi është sulmuar në mënyrë rrugaçërore, e nga prapa shpine.”, thuhet ndër tjerash në postimin e VV-së.

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi kishte theksuar se është sulmuar nga Dardan Molliqaj dhe shoqëruesi i tij, pas emisionit. Kurse, Molliqaj kishte shkruar se asgjë nuk kishte ndodhur jashtë studios, përveç një debati me pak tensione./21Media