Publikohen pamje nga tragjedia në një diskotekë në Itali

Nga kjo tragjedi kanë vdekur gjashtë persona

Gjashtë persona kanë vdekur gjatë një rrëmuje që ka ndodhur në një diskotekë të Anconas së Italisë.

Tri vajza, dy djemë dhe një nënë, që e ka shoqëruar vajzën e saj për në diskotekë, kanë vdekur të shtunën në një koncert të reperit italian, Sfera Ebbasta. Pesë fëmijët ishin të moshës 14-16 vjet. Ndërkaq, e ëma që ka shoqëruar vajzën e saj në këtë event ishte 39-vjeçare.

Shefi i policisë i Anconas, Oreste Capocasa ka thënë për RaiNews24 se 13 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa, 800 persona ishin të pranishëm në event.

Sipas informacioneve të policisë, të pranishmit në këtë klub nate në Lanterna Azzura kanë vrapuar jashtë, pasi dikush ka hedhur sprej. Incidenti ka ndodhur rreth orës 01:00 të mesnatës.

Mediat italiane kanë publikuar një video nga momenti kur ka ndodhur ngjarja./21Media

Back to top button