Publikohen “Politikat rekomanduese për zhvillimin në fëmijërinë e hershme”

Politikat do t’i adresohet MASHT-it, por edhe dy sektorëve të tjerë

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF në partneritet me rrjetin KRAEEYN sot do të mbajë konferencë për publikimin e “Politikës rekomanduese për zhvillimin në fëmijërinë e hershme”.

Kjo politikë rekomanduese përshkruan situatën lidhur me zhvillimin në fëmijërinë e hershme dhe ofron një pasqyrë të disa prej fushave prioritare për ndërhyrje në hartimin dhe zbatimin e politikave dhe rekomandime se si duhet adresuar dhe trajtuar ato.

“Duke pasur parasysh që Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është dikasteri udhëheqës për zhvillimin e politikave dhe strategjive për zhvillimin e fëmijërisë së hershme, kjo politikë do t’i adresohet MASHT por edhe sektorëve të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale”, bëhet e ditur në komunikatën e KOMF-it.

Ngjarja do të mbahet nga ora 10:00 në Hotel “Sirius” në Prishtinë.

Back to top button