Bebe ishte kritikuar nga babai për këtë videoklip

Loading...

Bebe ishte kritikuar nga babai për këtë videoklip

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha më 21 shkurt të këtij viti publikoi këngën, “Last Hurrah”, videoja e të cilës ngjalli reagime të shumta si në publik ashtu edhe në familjen e artistes.

Videoklipi përmbante skena të nxehta e provokative që nuk i pëlqyen aspak babait të këngëtares, përcjell rtv21.tv

Këtë e kishte bërë të ditur vetë artistja shqiptare përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Pas kësaj deklarate, artistja gjithashtu zbuloi mesazhin që babai ia kishte dërguar asaj, duke i thënë fansave që babai i saj e urren.

Pas kritikave familjare, kënga arriti të pëlqehet shumë në publik, e cila deri më tani numëron mbi 17 milionë klikime në kanalin Youtube.

Në shenjë të kremtimit të suksesit që kënga po shënon, Bebe Rexha ka vendosur të ndajë me fansat e saj edhe prapaskenat e këtij videoklipi që i publikoi sot në kanalin zyrtar të saj në platformën Yotube./21Media