Publikohet deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë

Janë publikuar regjistrat e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Agjencia kundër Korrupsionit sot në faqen zyrtare të saj ka publikuar regjistrat e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave.

Agjencia  njofton se gjatë bartjes së të dhënave të deklaruara nga formularët e deklarimit të pasurisë tek regjistrat e deklarimeve, mund të ndodhin lëshime teknike apo formulime të gabuara  andaj kërkojmë nga zyrtarët e lartë publik qe ta njoftojnë Agjencinë menjëherë, në mënyrë që të bëhen përmirësimet dhe për të evituar paqartësitë që mund të krijohen.

Njoftohet se pas përfundimit të të gjitha çështjeve teknike të këtij procesi, Agjencia do të organizojë  aktivitetin publik të hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë që sipas Ligjit për deklarimin e pasurisë do t’i nënshtrohen 20 përqind e listës së përgjithshme të zyrtarëve te lartë publik qe kanë deklaruar pasurin për vitin 2017./21Media

Back to top button