Edhe një bashkëpunim nga këngëtarët e njohur

Edhe një bashkëpunim nga këngëtarët e njohur

Vëlla e motër, dy këngëtarët e mirënjohur të skenës, Remzie dhe Nexhat Osmani publikuan duetin e tyre më të ri. Bëhet fjalë për këngën “Falma”, që erdhi e shoqëruar me videoklip. Për vizuelizimin u përkujdes produksioni Full Moon. Për muzikën dhe orkestrimin Alban Arifi, ndërsa për tekstin Sebastjana Brecani, transmeton rtv21.tv

Ata numërojnë disa bashkëpunime të suksesshme, që u pëlqyen shumë nga fansat e tyre. Veçohen “Xherdanin e dashurisë”, “Merre merre zemrën time”, “Djali i mirë”, “Unë jam burrë”, e shumë të tjera./21Media