Çifti në pritje të fëmijës së dytë

Çifti në pritje të fëmijës së dytë

Këngëtarja e njohur, Miram Cani dhe bashkëshorti i saj, këngëtari shumë i dashur për publikun, Alban Skënderaj janë në pritje të fëmijës së dytë.

Gjatë kësaj periudhe, çifti nuk është se po publikojnë fotografi, duket se ata po e pëlqejnë që të jenë sa më të rezervuar, shkruan rtv21.tv

Është Albani ai i cili së fundmi ke publikuar një imazh të bukur të Miriamit, e cila për herë të parë ka shfaqur barkun e rrumbullaksuar, teksa afër saj shihet vajza e tyre Amelia.

3 arsye per te jetuar“, ka shkruar Albani poshtë fotografisë së publikuar.

Çifti janë martuar zyrtarisht më 7 maj të këtij viti, por që lajmin për media e kanë bërë të ditur më 26 maj.

“Duamë” mban titullin bashkëpunimi i fundit i tyre. Në fund të Këtij videoklipi çfiti kanë vendosur ta shfaqin edhe një pjesë nga kurorëzimi i tyre. Për tekstin e kësaj kënge është përkujdesur vet Albani, dhe i gjithë teksti është dedikm për dashurinë e madhe që ata e kanë për njëri-tjetrin. Kënga është publikuar në muajin maj dhe është pëlqyer mjaft shumë nga publiku,  në kanalin YouTube numëron mbi 14 milionë klikime. /21Media