Dy javë pas lindjes Loriku prezanton vajzën

Dy javë pas lindjes Loriku prezanton vajzën

Futbollisti i njohur, Lorik Cana dhe gruaja e tij Monika, para dy javësh janë bërë prindër për herë të dytë.

Çifti janë bekuar me një vajzë të cilën kanë vendosur ta quajnë Enkeleida. Loriku sot dy javë pas lindjes, në Instagram e ka publikuar një fotografi përmes të cilës për herë të parë e ka prezantuar vajzën e tij.

“Enkeleida sot mbush dy javë dhe vendosëm ta prezantojmë”, ka shkruar Cana poshtë fotografisë.

Loriku dhe Monika janë martuar në qershor të vitit 2014. Ata kanë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin e lashtë ilir, Boiken. /21Media