“Shtëpia është aty ku është zemra..."

“Shtëpia është aty ku është zemra…”

Vera Ora, nëna e këngëtares së njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar fotografinë e shtëpisë së tyre në Prishtinë.

Shtëpia është aty ku është zemra. Ani pse jetojmë në Londër është shumë e rëndësishme për neve dhe fëmijët tonë të kemi mundësi të vizitojmë vendlindjen, Prishtinë, Kosovë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Siç duket familja e këngëtares shqiptare kanë blerë shtëpi në Parkun e Bërnicës në Prishtinë, përcjell rtv21.tv

Kujtojmë që Rita Ora asnjëherë nuk heziton t’i tregojë botës për vendlindjen, si dhe çdoherë shprehet e gatshme të mbështesë shtetin e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi.

Në muajin prill, këngëtarja shqiptare qëndroi në Kosovë në kuadër të një misioni bamirësie në bashkëpunim me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF). Gjatë fjalimit, Rita u shpreh që është e lumtur dhe krenare që është nga Kosova.

“Carry On” është projekti i fundit muzikor i artistes në bashkëpunim me Kygon, e cila njëkohësisht është edhe kolonë zanore e filmit të animuar, “Pokemon Detective Pikachu”. Kënga është publikuar më 18 prill dhe deri më tani numëron mbi 23 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media