Projekti i ri nga Meda dhe Mc Beka

Projekti i ri nga Meda dhe Mc Beka

Këngëtari i njohur i muzikor popullore, Meda dhe reperi i njohur Mc Beka kanë sjellë për fansat e tyre projektin e ri muzikor të cilin e kanë paralajmëruar kohë më parë.

“1 për krejt” titullohet kënga e cila vjen me tekst të shkruar nga Ghulo dhe Mc Beka, muzikën e ka bërë Nurteel, ndërsa videoklipi është punuar VSM, me skenar dhe regji të Mc Bekës.

Dyshja i këndon atdheut, ndërsa edhe klipi është me motive kombëtare.

Se sa do të rezultojë i suksesshëm ky bashkëpunim mbetet të shihet ditëve në vazhdim./21Media