Në videoklip Loredana dhe Getinjo

Në videoklip Loredana dhe Getinjo

Reperi i njohur, Mozzik ka publikuar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me Dardanin, një artist shumë i pëlqyer në Zvicër e Gjermani, shkruan rtv21.tv

“A Milly” titullohet kënga e re nga Mozziku dhe Dardani e cila është kompletuar me videoklip, pjesë e të cilit është bashkëshortja dhe vëllau i Mozziku.

Loredana dhe Getnjo shihen shumë pak në klip.

Reperja e njohur Loredana Zefi dje ka humbur babanë e saj. Loredana këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në instastory. “Faleminderit Baba që deri më sot ke bërë më të mirën për neve. Sot është Dita e Shelbumit dhe sot ike nga ne…Unë të dua ty dhe lutëm për ty ta kesh mirë atje lartë. Për njerëzit e mi që në këto të vështira më ndihmojnë ju faleminderit nga zemra.”, ka shkruar Loredana. 

Mozzik ka thënë se fatkeqësisht i ndodhi një mërzi në familje, mirëpo tregu në Gjermani ka vendosur që kënga të publikohet sot.

“Veç Zoti e din të nesërmen tonë, fatkeqësisht na ndodhi një mërzi në familje, por tregu gjerman ka vendosur më herët që kënga të publikohet sot”, ka shkruar Mozzik./21Media